Talenti i Juventusit, Moise Kean, ka përfunduar në radarin e Real Madridit dhe trajnerit të tyre, Zinedine Zidane.

Kean ka shpërthyer për klubin dhe Italinë këtë muaj dhe forma e tij ka tërhequr gjithashtu interesin e ish-yllit të Juventusit, Zidane.

Francezi dëshiron të shtojë opsionet e tij sulmuese në sezonin e ardhshëm dhe dëshiron të sjellë talentin Kean në Santiago Bernabeu.

Kean duke festuar një gol me fanellën e Juves (Foto: Enrico Locci/Getty Images/Guliver)

Sipas mediave spanjolle, Real Madridi do të testojë vendosmërinë e Juventusit me një ofertë këtë verë për sulmuesin e ri.

Megjithatë, transferimi i tij do të jetë i vështirë pasi vëllai i lojtarit, Giovanni, deklaroi më parë këtë javë: “Nuk ka asnjë ekip tjetër tani përveç Juventusit”.

“Juventusi është Juventus… edhe nëse Real Madridi dhe Barcelona kanë tituj (evropianë) më shumë”.

Transferimi i tij gjithashtu do të jetë i vështirë edhe për faktin se Juventusi dëshiron ta blindoj me kontratë të re./Telegrafi/