Kohët e fundit Samsung kishte konfirmuar se më vonë këtë muaj, para-porositë për variantin 5G të Samsung Galaxy S10 do të mundësoheshin.

Kompania nuk përmendi se sa do të kushtonte telefoni, edhe pse disa shprehnin shqetësime se përfshirja e 5G mund të ngriste çmimin e telefonit.

Ndërsa kjo është e vërtetë, lajmi i mirë është se nuk duket se është rritur shumë.

Sipas Samsung (nëpërmjet SamMobile), kompania ka njoftuar zyrtarisht çmimet e 5G Galaxy S10 ku modeli bazë 256GB do të kushtojë rreth 1.231 dollarë, ndërsa modeli 512GB do të kushtojë rreth 1.366 dollarë.

Kjo ende e bën atë më të shtrenjtë se Galaxy S10 dhe Galaxy S10 +, por nuk është me një çmim të çmendur.

Pajisja do të jetë ende e shtrenjtë për disa klientë, por jo aq sa për t’i penguar adoptuesit e hershëm, përcjell Telegrafi.

Telefoni do të lansohet fillimisht në Korenë e Jugut, por pritet që eventualisht të gjejë rrugën në SHBA dhe Evropë. /Telegrafi/