Për muaj të tërë spekulohej në lidhje me arsyet e mundshme pse këngëtarja Lady Gaga ishte ndarë nga partneri i saj, Christian Carino.

Shumë mendonin se ishte arsyeja që mediat e lidhën yllin e muzikës me aktorin e famshëm hollivudian, Bradley Cooper, me të cilin ajo luajti në filmin “Star Is Born”.

Bradley Cooper dhe Lady Gaga (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Ata kishin një shfaqje të mrekullueshme në Oscar dhe shumë menduan se kishte diçka më shumë midis këngëtares dhe aktorit. Por, Lady Gaga mohoi historinë se ajo ishte në lidhje me Cooper, transmeton KP.

“Para së gjithash, dua të them se rrjetet sociale janë tualeti i internetit. Keni parë atë që donim të shihnim. Është një këngë dashurie. Është një histori dashurie dhe ne kemi punuar shumë për të”, kishte thënë Lady Gaga gjatë një emisioni televiziv.

Lady Gaga dhe Bradley Cooper (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Më pas, këngëtarja u lidh me aktorin Jeremy Renner, megjithatë kjo nuk është arsyeja pse ajo u nda me ish-të fejuarin. Mediat rozë raportojnë se xhelozia ishte shkaktari kryesor për ndarjen.

“Ajo vendosi të mos jetë më pjesë e një lidhje të tillë. Xhelozia e tij i arriti të gjitha masat. Ai vazhdimisht donte të dinte se ku ishte ajo dhe çfarë po bënte, e keqtrajtonte me mesazhe të vazhdueshme dhe nuk sillej mirë. Miqtë e saj nuk e pëlqenin gjithashtu”, citohet të ketë thënë një burim i afërt me, tashmë, ish-çiftin.