Tre persona janë arrestuar nën dyshimin se të njëjtit kanë tentuar të kryejnë vjedhje në dy shtëpi  të personave tjerë.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 23:58, në Pejë.

Siç thuhet në raport, gjatë verifikimit dhe kontrollimit  në automjetin e tyre janë gjetur dhe konfiskuar tri kaçavida, një kapelë dhe një çantë dore.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në qendrën e mbajtjes. /Telegrafi/