Ky është momenti kur një vizitor i një parku safari përpiqet të ushqejë një antilopë të madhe përmes një dritareje makine.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Robert Popple mendoi se do të ketë kënaqësinë për të ndaluar dhe t’i ofrojë krijesës disa ushqime, gjatë një turneu në West Midlands Safari Park.

Megjithatë, 25-vjeçari u trondit kur antilopa futi kokën brenda makinës, dhe kapi të gjithë kutinë e ushqimit dhe u largua.

Burri nga Leeds, kishte vizituar parkun me të dashurën e tij, Billie-Jayne Poyser. /Telegrafi/