Një grua e moshuar ka rrëfyer se si ajo përdor aplikacionet e takimeve për të aranzhuar takime me djem të rinj, madje tri herë në javë.

Madje, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Hattie Retroage, 82, nga Nju Jorku, thotë se gëzon netë pasionesh me burra deri në tre dekada më të rinj se ajo, dhe insiston se ajo kurrë nuk është refuzuar nga një burrë i ri.

Nëna e dy fëmijëve, e cila ka dy fëmijë dhe tre nipër e mbesa dhe ka qenë e vetme për 35 vjet që nga divorci i saj, ka thënë se ajo kurrë nuk i ndjek djemtë e rinj, përkundrazi, ata e ndjekin atë.

“Ka burra që duan gra më të vjetra dhe janë të bukur, dhe jo vetëm”.

Ajo tregon për burrat që ajo takon në Tinder: “Unë kurrë nuk kam takuar një njeri që nuk dëshiron të ketë marrëdhënie me mua”.

“Shkojmë për një pije, dhe nëse pëlqehemi, shkojmë në apartamentin tim, dhe nëse jo, atëherë ne ndahemi nga njëri-tjetri”.

Gjyshja, e cila filloi karrierën e saj si valltare, tani punon si trajnere dhe shkrimtare.

Ajo u trajnua në një kolegj të artit në Nju Jork, para se të takonte ish-bashkëshortin e saj dhe të hapte së bashku një shkollë vallesh, me të cilin ishin ndarë pas disa vitesh. /Telegrafi/