Meshkujt duken mjaft “transparent” në shtrat, pra nuk kanë drojë për të kërkuar atë që dëshirojnë. Mirëpo, ka disa gjëra që ata nuk i kërkojnë, ose të paktën do të donin t’i bënin vajzat të parat.

Cilat janë këto gjëra? I lexoni më poshtë:

Inicimi i seksit: Pas një dite të gjatë në punë, teksa ai shikon televizor, nuk ka gjë më të mirë për një mashkull kur partnerja e ngacmon atë dhe e drejton në dhomën e gjumit.

Meshkujt e vlerësojnë faktin që vajzat e kërkojnë të parat seksin. Pastaj në fund të fundit kujt nuk i pëlqen ideja kur të tjerët i dëshirojnë?

Vishini ato të brendshmet seksi: Meshkujt duan që gratë e tyre të jenë të veshura mirë gjatë ditës, por natën në shtrat për to janë të rëndësishme edhe të brendshmet.

Nëse ju i kushtoni vëmendje edhe këtyre detajeve, kjo tregon se juve ju intereson përshtypja që do t’i lini partnerit. Kjo i bën ata të ndihen më mashkullor dhe seksi.

Tregoni çfarë ju pëlqen: Është më mirë t’i tregoni atij se çfarë pëlqeni sesa të zhgënjeheni në shtrat.

Kjo do t’i bëjë ata të ndihen më mirë dhe do të ndizet pasioni mes jush. /Telegrafi/