Tifozët Ultras të Interit, Curva Nord, kanë lëshuar një tjetër komunikatë për Mauro Icardin.

Sulmuesi bëri rikthimin e tij në fitoren prej 4-0 në udhëtim te Genoa të mërkurën duke shënuar një gol dhe duke realizuar edhe një assitim, por u vërshëllye nga tifozët Nerazzur që udhëtuan.

Të dielën ndaj Atalantas do të jetë hera e parë që Icardi laun në Meazza që prej se ju largua shiriti i kapitenit më 13 shkukrt, ngjarjekjo që ka tronditur ambientin zikaltër dhe ka detyruar që tifozët të lëshojnë një tjetër reagim.

“Në pritje të ndeshjes së rëndësishme nesër (e dielë), ne ripërsërisim pozicionin e Curva Nord”.

“Ne nuk jemi ata që diktojmë atë që duhet të bëjnë tifozët tjerë në stadium. Ne nuk jemi të interesuar që të bëjmë lista se kush është tifoz më i mirë apo më i keq i Interit”.

“Ne nuk do të bëjmë as hapa prapa me Icardin. Ai nuk mund të jetë e ardhmja e Interit. Refuzimi për të bartur fanellën më shumë se një rast me arsyetime qesharake është gropimi i varrit të tij nga vet ai”.

Foto: Paolo Rattini/Getty Images/Guliver

“Nëse punonjësit e Interit ishin më të butë me sjelljen e tyre, atëherë ky nuk është problem i joni. Problemi bazik mbetet. Është një rrjedhë e ngjarjeve që ka shkaktuar një ndarje të brendshme që në këtë fazë duket e pariparueshme”.

“Ne kemi manifestuar pikëpamjen tonë në Pinetina në qendër stërvitore dhe gjatë ndesjes ndaj Genoas. Ne do të vazhdojmë që ta shprehim atë edhe në ndshjet tjera me metodat që ne i konsiderojmë më të mundshme”.

“Duke thënë këtë, ne jemi tifozë. Ne shkojmë në stadium për të përkrahur Interin, të udhëheqim ekipin drejt fitores. Jo që t’i japim rëndësi më shumë se sa që duhet një figure me të cilën ne shumë kohë më parë jemi të përfunduar”.

“Jo, mos u frikësoni, Icardi do të “konsiderohet” aq sa është e drejtë. Ndoshta ata që presin 90 minuta të vërshëllimave kndër tij do të zhgënjehen, por le të mos përziejmë atë që është më e mira për Interin me hipokrizi”, shkruan në reagimin e ultras tifozëve të Interit.

Duket se Mauro Icardi më nuk është i mirëpritur nga tifozët e flaktë të Interit. /Telegrafi/