Detaje të freskëta rreth telefonit të ardhshëm Samsung, Galaxy A20e, kanë rrjedhur në internet dhe nëse edhe një pakicë prej tyre rezulton të jenë të sakta, mund të jetë një telefon fantastik.

Rrjedhja ka ardhur nga një certifikim i FCC që u zbulua nga MySmartPrice për një telefon të ri Samsung të listuar me numër modeli SM-A202F / DS, më 3 prill. Detajet janë mjaft të kufizuara, por ato sugjerojnë se telefoni do të ketë një ekran 5.8 inç dhe bateri 3,000mAh.

Galaxy A20 nuk ka dizajn premium si seria Galaxy S10 e Samsung, por është mjaft i mirë për linjën e lirë.

Pajisja përmban një dizajn të përzier metali dhe xhami me një kamerë që duket bukur.

Një listim në Geekbench që besohet të jetë për A20-ën ka qenë gjithashtu duke qarkulluar së fundmi. Listimi sugjeroi se telefoni do të jetë i disponueshëm me Exynos 7885 CPU Samsung, ka 3GB RAM, dhe punon duke përdorur Android Pie.

Nëse Samsung i jep çmimin e saktë telefonit A20e, mund ta bëjë atë një pajisje mjaft bindëse për blerësit me një buxhet të ulët. A20 aktual kushton rreth 165 funta. A20e do të jetë edhe më i lirë. /Telegrafi/