Më herët tapetat kanë qenë të dedikuara vetëm për dhomë dite, mirëpo dalëngadalë pushtuan të gjitha hapësirat e shtëpisë, madje edhe banjën.

Pa problem mund t’i vendosni në banjën e vogël të mysafirëve, e cila nuk përdoret shpesh, si edhe në ato banja që kanë ventilim të mirë.

Nëse keni fat të posedoni banjë të madhe, vendosni sa më larg vaskës dhe kabinës së dushit, transmeton Telegrafi.

Kini kujdes kur blini materialin, zgjidhni ato që janë rezistente ndaj ujit, sepse nuk thithin ujin dhe lagështinë.

Shikoni shenjat apo pyesni shitësin se cili model mund të pastrohet me leckë dhe me detergjent të butë.

Kur është fjala për dizajnin, ekspertët propozojnë që të jeni të guximshëm, sepse për dallim nga dhoma e ditës në të cilën kalojmë shumë kohë, janë praktike tonet neutrale, në banjë mund lirisht të zgjidhni detaje të pazakonshme.

Megjithatë, kini kujdes sepse larat agresive vizualisht do ta “hanë” hapësirën.

Tapetat mund t’i ngjitni në gjithë murin apo vetëm në gjysmën e tij, në njërën anë apo në të gjitha anët. /Telegrafi/

Bathroom-Wallpaper-ideas-2016

bathroom-wallpapers-6

black-and-white-bathroom-washable-inspirations-regarding-wallpaper-for-bathroom-washable-beautiful-wallpaper-for-bathroom-washable-e1471491538858

modern-bathroom-wallpaper-ideas

Original_Colorful-Bathrooms-Caldwell-Flake-Interior-Design-Pink-Wallpaper_s4x3.jpg.rend.hgtvcom.1280.960

sanderson

uncategorized-beautiful-modern-bathroom-design-idea-with-alcove-bathtub-style-and-floral-wallpaper-decor-and-mosaic-wall-tiles-accent-also-freestanding-sink-and-hang-ceiling

Bathroom-black-and-white-wallpaper

wallpaper-designs-for-bedrooms-minimalist-ideas-on-bathroom-design-ideas

1

2

3

bathroom-wallpaper2