Ish-presidenti kroat Stipe Mesiq ka thënë se ai është duke shqyrtuar një kandidaturë të tretë për presidentin e Republikës së Kroacisë.

Sipas mediave kroate, përcjell Telegrafi, ai gjithashtu ka komentuar edhe politikën e presidentes aktuale, Kolinda Grabar-Kitaroviq, duke dhënë edhe vërejtje.

“Jo unë nuk e kam vendosur, ekzistojnë mundësi të ndryshme. Vizitoj shumë grupe, shumë individë, sepse unë nuk kam të drejtë formale për të kandiduar, por unë nuk e di ende”, citohet të ketë thënë Mesiq. /Telegrafi/