Aplikimi i buzëkuqit është diçka shumë e rëndësishme për vajzat, pasi ndonjëherë mjafton pak buzëkuq për të ndryshuar krejtësisht pamjen

Kush nuk do të donte që buzëkuqi të zgjaste sa më shumë? Ka disa sekrete që ai të duket bukur dhe të zgjasë dhe këto sekrete kanë të bëjnë me mënyrën se si e aplikoni.

Më poshtë do t`ju tregojmë se si ta aplikoni buzëkuqin e kuq si një profesioniste e vërtetë.

 Vijëzoni buzët

Aplikoni një shtresë të hollë korrektori në buzë me një furçë që e përdorni zakonisht për tonet e syve. Më pas ndiqni vijën e buzës duke e vijëzuar me një laps.

Mbushni buzët pjesërisht duke përdorur të njëjtin laps

Para se të vendosni buzëkuqin mbushini buzët pjesërisht me laps duke e përhapur lapsin më pas me një furçë në mënyrë që të njëtrajtësohet. Kështu do të krijohet një bazë që do ta bëjë buzëkuqin të zgjasë më shumë.

Aplikoni buzëkuqin

Sipër bazës që keni krijuar, aplikoni buzëkuqin e duhur!