Projekti i përsosur arkitektonik “Ansty Plum” në shikim të parë pushton zemrat e të gjithë atyre që duan retro-stil të rregullimit!

Kjo stoli e çmuar arkitektonike gjendet në Angli në pjesën rurale të Wiltshire dhe është krijuar nga dy ndërtesa fantastike të ndërtuara që në vitet gjashtëdhjetë dhe shtatëdhjetë të shekullit të kaluar, transmeton Telegrafi.

Adaptimi origjinal, modernizimi i vogël dhe riorganizimi i shtëpizës së kopshtit dhe garazhit kanë çuar deri në zvogëlimin e shpenzimeve për ngrohje dhe ftohje për 80 për qind dhe është krijuar shtëpi e përsosur familjare.

Ndërtesa gjendet në kodër të pjerrët malore, andaj projekti është ideuar në atë mënyrë që pjerrësia e kulmit të ndjek pjerrësinë e truallit.

Arkitektët kanë arritur që të lirojnë hapësirën kryesore me eliminimin e banjës dhe mureve shtesë në mënyrë që të ndërtonin dhomë të re gjumi dhe studio. Në shtëpi është përfshirë sistemin i ngrohjes nga dyshemeja.

Dizajni unik është ruajtur, mirëpo njëkohësisht është krijuar edhe shtëpi e këndshme për jetesë.

/Telegrafi/