Çdo person e ka mënyrën e vet se si e kupton lumturinë.

Në disa shtete, ka edhe të ashtuquajtura “ministri të lumturisë”.

Puna e tyre është të sigurohen se njerëzit janë duke u kënaqur me jetët e tyre.

Dhe jo të gjithë njerëzit e dinë se ka koncepte të shteteve të ndryshme për lumturinë, të cilat tregojnë sekretin për ta larguar stresin dhe për të filluar ta shijoni jetën.

Koncepti “Kalsarikanni” – Finlandë

Nëse provoni ta përktheni këtë fjalë të vështirë, i bie si “të pini alkool në shtëpi duke u veshur në të brendshme pa dalë jashtë asnjë minutë”.

Ndryshe nga konceptet tjera skandinave të lumturisë, Kalsarikanni nuk thotë se duhet ta keni një dhomë të bukur e me oxhak brenda.

Receta e lumturisë sipas konceptit “Kalsarikanni”: Kur të ktheheni në shtëpi në mbrëmje, vishni rrobat më komode që i keni. Pizhamet me çorape të nxehta janë opsioni më i mirë. Hapeni një shishe verë. Mund të pini edhe diçka tjetër nëse keni dëshirë. Merrni çipsa, çokollata ose çdo gjë tjetër që nuk ka lidhje me ushqim të shëndetshëm. Lëshoni muzikë të mirë dhe shikojeni një video me kafshë të lezetshme. Tani relaksohuni dhe mos i mendoni fare problemet.

Koncepti “Ikigai” – Japoni

Ikiga është japonisht për “domethënia e jetës”. Por, ka edhe një definicion që e përshkruan më mirë këtë – “diçka që ju bën të zgjoheni në mëngjes”. Mund të jetë era e kafesë me të cilën e filloni ditën, projektet e ndryshme në punë, apo edhe kafsha juaj.

Kur një person e gjen Ikigai-në e vet, ai i largon shprehitë e dëmshme dhe depresionin, madje me padurim e pret ditën tjetër për të bërë atë çfarë i pëlqen shumë.

Receta Ikigai për lumturi: Fillojeni mëngjesin me ushqimet e preferuara. Kjo ju bën të zgjoheni më lehtë dhe ta filloni ditën me disponim të mirë. Lejoni ca ndryshime të vogla në jetën tuaj dhe shpenzojeni të paktën një orë në ditë në hobin që e keni. Zgjojeni fëmijën e brendshëm brenda teje: bëhuni të guximshëm, kureshtarë dhe të pavarur kur është fjala për mendimet e tjerëve. Por, mbani mend se nuk duhet të bëheni të lumtur duke i lënduar tjerët. Bëhuni të lumtur edhe kur gjërat e vogla e të mira ndodhin.

Koncepti “Lykke” – Danimarkë

Lykke është fjalë daneze për lumturinë. Qëllimi i këtij koncepti është të arrihet kënaqësia universale dhe argëtimi i përditshëm në jetë.

Receta Lykke për lumturi: Ja diçka që mund ta bëni menjëherë: shkoni te shtëpia e fqinjit dhe dhurojini diçka të shijshme ose thoni diçka të sjellshme të afërmve tuaj. Ju gjithashtu mund t’i buzëqeshni një të huaji. Provoni ta ndërroni punën momentale nëse nuk ju pëlqen dhe ndaloni së bleri gjëra vetëm se çdo njëri i ka. Mos e prishni jetën tuaj në asnjë mënyrë dhe mos e kufizoni veten me rregulla të ndryshme.

Koncepti “Pali-pali” – Kore Jugore

Edhe pse në disa shtete lumturia është aftësia për ta shijuar momentin dhe për të qenë të qetë e të ngadaltë, për koreano-jugorët, çdo gjë është e kundërt.

Vendasit e këtij shteti janë gjithmonë me nxitim. Pali-pali mund të përkthehet edhe si “më shpejt, më shpejt”.

Koreanëve nuk u pëlqen të presin. Kjo është arsyeja se përse takimet e shpejta janë të njohura dhe klasët e gjuhëve të huaja ju premtojnë ta mësoni një gjuhë të re për vetëm pak javë. E njëjta gjë vlen edhe për shërbimet e picave dhe porositë online.

Receta Pali-Pali për lumturi: Rregulli kryesor është të mos i humbni mundësitë dhe t’i shfrytëzoni sa më shpejt ato. Dhe, në mënyrë që të keni një jetë normale me një ritëm aq të shpejtë, ndiqni këto rregulla: bëni një orar, hani ushqim të mirë por mos shpenzoni shumë kohë duke gatuar, dhe këndoni më shpesh. Po ashtu, mos ndaloni së mësuari.

Për fund: Receta e Dalai Lama-s për lumturi:

Lideri i njohur spiritual të cilin shumica e njerëzve e dëgjojnë (pavarësisht kulturës apo kombësisë) beson se ka disa parime bazike për një jetë të lumtur:

– Cili është kuptimi i të qenit të mërzitur nëse ende mund ta rregulloni atë problem? Cili është kuptoni të qëndroni të mërzitur nëse nuk mund ta rregulloni atë?

– Çdo ditë, të gjithë e kemi mundësinë t’ia fillojmë nga e para. Çdo ditë është ditëlindja jonë.

– Bëhuni zemërgjerë dhe ndihmojuni tjerëve. Ju mund të jetë vërtet të lumtur vetëm nëse jeni të rrethuar nga njerëz të lumtur. /Telegrafi/