Derisa shëtiste në një pjesë malorë të Anglisë, qeni i njohur si Jack e kishte marrë një shkop që e mbante me dhëmbë.

Mirëpo, kafsha ishte aq e përkushtuar për atë që ruante si trofe, sa që nuk e lëshonte as kur ia pamundësonte kalimin nëpër hapësirën e ngushtë mes rrethojave, transmeton Telegrafi.

“Ky është përkushtimi ndaj të arriturave edhe nëse nuk iu lejojnë, që të vazhdonin përpara” ka shkruar një komentues.

Derisa qeni mundej të kalonte, pronari nuk i ofroi ndihmë, por filmoi përpjekjet e tij që në fund patën rezultatin e duhur. /Telegrafi/