Mohamed Salah ka pranuar se shënimi i golave është vazhdimisht në mendjen e tij pasi në formë spetakolare i dha fund ecurisë negative të tij prej tetë ndeshjeve p shënuar.

Egjiptiani në formë fantastike në një kundërsulm drithërues arriti që të shënojë në minutën e 80-të një gol që i siguroi fitoren Liverpoolit në udhëtimin e vështirë te Southampton.

“Mendoj se si sulmues duhet që të shënoj. Gjthmonë, unë mendoj se si të shënoj”.

“Jam shumë i lumtur që shënova gol dhe i ndihmova ekipit. Kjo është gjëja më me rëndësi për ne”, deklaroi Salah.

Liverpooli tash ka dy pikë më shumë se Manchester City, duke pasur edhe një ndeshje më shumë.

Pos Salah, në këtë takim shënuan edhe Jordan Henderson dhe Naby Keita. /Telegrafi/