Dy persona janë arrestuar pasi që pas një mosmarrëveshje kishin sulmuar njëri tjetrin.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 20:30, në Podujevë.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes. /Telegrafi/