Në botën e tashme është e mundshme të tërheqësh vëmendjen e njerëzve në mënyra të ndryshme, mirëpo nëse dëshironi të bëheni të suksesshëm që nga mosha e re, duhet patjetër të mësoheni të fokusohuni në atë që bëni

Eksperti i suksesit, Richard St. John, i cili ka intervistuar më shumë se 1.000 njerëz të suksesshëm, duke përfshirë edhe Bill Gates, Richard Branson dhe Martha Stewart, ka marrë pjesë në debatin TED Talk, në të cilin ka folur për sekretet e suksesit afarist, ndërkaq ky emision në internet është shikuar më shumë se dhjetë milionë herë.

“Është shumë e rëndësishme që të fokusoheni. Fokusi është sekreti i suksesit të shumicës së njerëzve. Njerëzit të cilët mbështeten në atë që bëjnë bëhen të suksesshëm dhe ai është posaçërisht i mundshëm të realizohet në rini kur jeni plot elan dhe të gatshëm të avanconi”, ka thënë St. John.

Ai ka thënë që, kur janë njerëzit të rinj, është krejtësisht normale që në fillim të hyjnë në aventura të ndryshme në mënyrë që vërtet të shohin se çfarë është për ta. Mirëpo, që në momentin e caktuar njerëzit duhet të zgjedhin vetëm një gjë dhe ajo do të duhej të ishte diçka që do ta bënin me pasion dhe që do të dëshironin ta bënin në shtigje të gjata.

Në intervistat e tyre me njerëzit shumë të suksesshëm dhe me miliarderët në dhjetë vjetët e fundit, St. John thotë që rrallë e ka pasur dëshirë që të flasë me ta për paratë. Ai ka thënë që primar ka pasur fokusimin në anën e tyre njerëzore dhe që gjithmonë është përpjekur të flasë për orientimet e tyre jetësore.

“Kur shmangni të bisedoni me miliarderët për paratë dhe kur me ta filloni të bisedoni për atë që i gëzon dhe për atë se në çfarë janë fokusuar, atëherë merrni gjënë e vërtetë. Mirëpo, është me rëndësi të thuhet që njerëzit e suksesshëm nuk janë të mirë në çdo gjë.”

– Ata bëjnë në mënyrë maestrale një lloj punësh, përkatësisht atë në të cilën janë të fokusuar, derisa në të tjerat janë mesatarë. Nëse fokusoheni në shumë gjëra, nuk do të keni mundësi të kaloni kohën duke punuar në atë që ju bën të lumtur, ka thënë ai. /Telegrafi/