Reperi Nipsey Hussle është vrarë në Los Angeles të dielën duke lënë prapa një djalë me të dashurën e tij prej kohësh, Lauren London.

Çifti filloi romancën në vitin 2013, katër vite pasi Lauren i kishte dhënë fund lidhjes me Lil Wayne. Aktorja dhe modelja është paraqitur në role filmike, si “Ned Day Air”, “Baggage Claim”, “The Perfect Match” e “This Christmas”.

Ajo po ashtu ka luajtur edhe në serialet “Single Ladies” dhe “90210”, ndërsa më së shumti është e njohur për portretizimin e Keira Whitaker në tri sezone të “The Game”.

Para vdekjes së Nipsey, çifti kishte qenë në lidhje për afro gjashtë vite, ndërsa disa vite më parë u bënë prindër të fëmijës së tyre të parë të përbashkët.

Djali i tyre, Korss Asghedom, lindi në gusht të vitit 2016, ndërsa Nipsey ka pasur edhe një vajzë nga një lidhje e mëparshme.

Nipsey Hussle ishte njëri nga tre personat që u gjuajtën me armë jashtë një dyqani në Los Angeles, ndërsa njëri prej tyre (reperi) u shpall i vdekur në spital. Dy të tjerët thuhet se janë në gjendje të qëndrueshme.

Shume yje të njohura të skenës, si Rihanna, Drake, J Cole e Pharrell Williams, kanë shprehur ngushëllimet e tyre për këtë tragjedi. /Telegrafi/