Sulmuesi i Chelseat, Eden Hazard, është shumë afër që të arrijë marrëveshje me Real Madridin.

Tri palët – Chelsea, Real Madridi dhe vetë lojtari janë shumë afër që të arrijnë marrëveshje, me belgun që do të arrijë në Madrid, ku do të qëndrojë për gjashtë sezone.

Eden Hazard . (Photo by Michael Steele/Getty Images)

MARCA ka mësuar, se Zinedine Zidane e ka dhënë aprovimin për tu kryer transferimi, duke e parë skuadrën aktuale.

Francezit i pëlqejnë aftësitë e Hazardit, kjo pasi ai ka ritëm dhe shpejtësi, të gjitha karakteristikat që i mungojnë aktualisht klubit.

Zinedine Zidane. (Photo by David Ramos/Getty Images)

Madridi e donte lojtarin e bluve verën e kaluar, ndërsa ishin pranë ta merrnin 28-vjeçarin.

Chelsea kërkoi 200 milionë euro dhe Los Blancos u tërhoqën, por duket se tani kjo do të bëhet. /Telegrafi/