Ky është momenti komik kur një prezantuese e lajmeve të mediumit të njohur Sky News duhej të “zhdukej para kamerës” jashtë rezidencës së kryeministres së Britanisë së Madhe.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje që tregojnë momentin kur Tamara Cohen, një korrespondente politike për kanalin e lajmeve, shfaqet përpara kamerës dhe menjëherë “bie në dysheme”.

Kamera ishte e fokusuar në vendbanimin e Kryeministres me një makinë të zezë të parkuar nga dera e përparme.

Ajo ishte duke ecur dhe dalë para kamerës, derisa një derë e një veture hapet dhe një ministër ecën drejt rezidencës kryeministrore.

Zonja Cohen menjëherë ulet pasi me gjasë paralajmërohet që qëndrojë larg kamerës, në mënyrë që ata të shohin ministren duke ecur drejt derës së përparme të Kryeministrit. /Telegrafi/