Në çdo vend femrat kanë sekretet e tyre për mënyrën se si qëndrojnë të bukura dhe të reja për shumë kohë. Mirëpo, ato kanë një bukuri më natyrale dhe arrijnë të duken 18 vjeçe edhe kur janë në moshën 42 vjeçare, si Audrey Tautou

Sigurisht që nuk ka këshilla universale që mund të na ndihmojnë të gjithave, mirëpo femrat franceze patjetër që kanë disa zakone të dobishme që mund t’ju vijnë në ndihmë në çdo moshë. Më poshtë mund të lexoni disa prej këtyre trukeve:

Ato nuk përdorin konturet

Femrat franceze nuk e pëlqejnë konturimin sepse fsheh tiparet natyrore të fytyrës dhe duken jo reale. Ato duan thjesht një bronzer tek faqet në mënyrë që të duken më të freskëta dhe të shndritshme.

Nuk e duan perfeksionin

Nëse i shikoni më vëmendje femrat franceze dhe stilin e tyre, ju do të vini re se pothuajse të gjitha preferojnë një çrregullim të vogël. Kjo gjë mund të ketë të bëjë më flokët, me aksesorët, shallin, pra detaje të vogla që bëjnë diferencën. Kjo u lejon atyre të duken të natyrshme dhe të lira, sikur nuk bëjnë asgjë për t’u dukur bukur.

Preferojnë buzëkuqin e kuq

Ju gjithmonë mund të shkëlqeni pamjen tuaj duke përdorur buzëkuq të kuq. Femrat nga Parisi kanë këtë stil: xhinse të grisura, një bluzë të thjeshtë ose fustan dhe një kapele të madhe. Buzëkuqi i kuq është detaji që nuk mungon në buzët e tyre.

Nuk i lyejnë thonjtë

Femrat franceze të vërteta, kurrë nuk realizojnë një “manikyr të përsosur”, pasi kërkon shumë kohë për t’u realizuar. Përveç se është humbje kohe, është edhe shpenzim i madh parash. Femrat parisiene nuk shpenzojnë orë në diçka kaq të parëndësishme.

Vetulla natyrale

Ju kurrë nuk do të shikoni një grua të vërtetë franceze me vetulla shumë të trasha në një ngjyrë të errët. Ato kujdesen për vetullat e tyre, duke u siguruar që të qëndrojnë të shëndetshme. /Telegrafi/