Frontmeni i “Rolling Stones”, Mick Jagger, do t’i nënshtrohet një operacioni në zemër dhe për këtë arsye rokerët e kanë shtyrë turneun në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Grupi njoftoi se do të shtyjë turneun e koncerteve të planifikuara midis 20 prillit dhe 29 qershorit, duke përmendur gjendjen shëndetësore të këngëtarit legjendar.

Mjekët, duke mos treguar se nga çfarë vuan këngëtari, rekomanduan që 75-vjeçari të mos udhëtonte në turne, pasi kishte nevojë për trajtim, transmeton KP.

Mick Jagger (Foto: Charles McQuillan/Getty Images/Guliver)

Grupi ikonik kishte paraparë 17 paraqitje në kuadër të turneut ‘No Filter’. Koncerti i parë ishte planifikuar për 20 prill në Majami, ndërsa i fundit më 29 qershor në Kanada.

“Rolling Stones” u themelua në vitin 1962 dhe është ende aktiv. Grupi ka mbi 30 albume të incizuara në studio, 23 albume live dhe 25 kompilime.