Nuk ka lidhje të përsosur. Lidhja e përsosur do të ishte e mërzitshme, apo jo?

Lidhjet duhet të jenë komplekse dhe sfiduese. Për shkak se një lidhje e cila nuk rritet e zhvillohet, ajo vdes, transmeton Telegrafi.

Dhe, nevojiten dy individë të fortë emocionalisht e të pjekur për ta tejkaluar çdo vështirësi që mund t’ju del përpara.

Dy shpirtra të cilët nuk heqin dorë nga lidhja e tyre dhe nga njëri-tjetri.

Lidhjet asnjëherë nuk janë krijuar për të qenë të përsosura sepse asnjë gjë e vlefshme në jetë nuk vjen lehtë, dhe lidhjet nuk janë përjashtim.

Kur e dashuroni dikë, ju gjithmonë duhet të jeni të gatshëm të luftoni për ta dhe për lidhjen tuaj. Pa arsyetime, pa dyshime, vetëm me dashuri.

Lidhjet më të forta janë të forta sepse dy partnerët kërkojnë t’i zgjidhin problemet në vend se të shkaktojnë dëme në lidhje. Ata e dinë se zgjidhja e çdo problemi vjen nga brenda, dhe nuk mund të gjendet jashtë lidhjes.

Të gjithë duhet t’i trajtojmë lidhjet me një dozë realizmi. Asnjë lidhje nuk është e gjitha rreze dielli dhe lule. Lidhjet kërkojnë përkushtim të vazhdueshëm dhe gatishmëri nga dy partnerët për të qëndruar të fortë dhe për ta përballuar çdo sfidë që mund t’u del.

Por, në momentin që i tejkalojmë këto kohë të mundshme, lidhja rritet dhe forcohet.

E gjithë arsyeja se përse lidhjet janë të vështira e të mundimshme është se ne, si qenie njerëzore, jemi krijesa komplekse dhe të vështira për t’u marrë. Të gjithë jemi të ndryshëm dhe bartim vlera, besime e perspektiva të ndryshme. Ne kemi të meta dhe jemi larg përsosmërisë, por kjo nuk do të thotë se nuk ka bukuri në papërsosuri.

Gjëja më e bukur është kur dy persona të papërsosur e bëjnë më të mirën për të pasur një dashuri të përsosur. Ata luftojnë me të gjithë forcën për të qëndruar bashkë, për t’u rritur bashkë dhe për ta ndërtuar një jetë bashkë. /Telegrafi/