Eric Holder, i dyshuari për vrasjen e reperit Nispey Hussle, është akuzuar edhe zyrtarisht për vrasjen e tij.

Një prokuror në Los Angeles ka ngritur aktakuzë ndaj 29 vjeçarit, për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Holder u dërgua në mbajtje të martën pas një ndjekje intensive.

Sipas policisë së Los Angelesit, ai ju afrua Nipseyt para dyqanit të tij para se ta vriste, duke lënë të lënduar dy të tjerë.

Holder po mbahet i vetmuar në një burg të sigurisë së lart pasi që policia konsideron se ai është cak për hakmarrje nga grupi i Nipseyt. Ata do ta mbajnë larg secilit që mund të hakmerret për vdekjen e reperit.

Nëse do të shpallet fajtor, atëherë ai përballet me 25 vjet deri në burg të përjetshëm. /Telegrafi/