Në obesitetin e fëmijëve më shumë ndikojnë shprehitë e këqija të prindërve, sesa faktorët gjenetikë, është konkludim i hulumtimit britanik.

Një ekip i ekspertëve të Universitetit në Plimut, konstaton që për të kuptuar këtë problem pikërisht është me rëndësi raporti i prindërve dhe i fëmijëve të së njëjtës gjini gjatë viteve të para të jetës.

Hulumtuesit i kanë vëzhguar 226 familje kur kanë konkluduar që fëmijët i imitojnë të vjetrit, transmeton Telegrafi.

buced

Vajzat të cilat rriten bashkë me të ëmën obese u ekspozohen më shumë rrezikut nga pesha e tepruar në fëmijëri, ndërkaq e njëjta gjë vlen edhe për bijtë dhe etërit.

Ekspertët nga Britania e Madhe, në të cilën shkalla e obesitetit është ndër më të mëdhatë në Evropë, kanë ardhur në përfundim që lidhja e tillë nuk vlen për nënat dhe bijtë as për etërit dhe vajzat. /Telegrafi/

dd