Në Evropë kemi thënë se gjejmë gjithnjë një përzgjedhje të madhe për veshmbathje nga brende të ndryshme. E më ndryshe nuk do të jetë së shpejti as në vendin tonë.

Një prej kompanive më të mëdha në Evorpën Qendrore është e specializuar në tregtinë e shitjes së këpucëve dhe një nga prodhuesit më të mëdhenj të këpucëve në Evropë po fillon të veprojë edhe në vendin tonë.

CCC është prezente në 22 shtete me anë të rrjetit të dyqaneve që numëron afro 1 mijë dyqane në Poloni, Sllovaki, Hungari, Republikën Çeke, Austri, Slloveni, Gjermani e shumë shtete të ndryshme si dhe në Zvicër nën brendet si Vogele Shoes, Bingo dhe Max.

Shumë shpejt CCC do të jetë prezente edhe në vendin tonë, ku produkti kryesor pa dyshim se janë këpucët.

Ata që do të vizitojnë dyqanet e CCC kanë zgjedhje të gjerë të produkteve për të gjitha rastet, nga ato të përditshmërisë e deri te këpucët elegante për fëmijët, femrat e meshkujt.

Gjatë vitit CCC ka shitur në gjithë Evropën afor 50 milionë palë këpucë, e tani mund të gjinden deri në 6 mijë modele të këpucëve që ofrohen çdo vit.

Muaji prill do të jetë i veçantë për ata që janë merakli të veshmbathjeve, pasi CCC po bën hapjen e dyqanit të parë në Gorenje Department Store në Ferizaj.

Me një hapësirë prej 1100 metra katror, dhe një gamë të jashtëzakonshme të produkteve sportive, elegante dhe të përditshme për tërë familjen.

Brendi CCC përfshin këpucë të brendeve shumë të preferuara si Reebock, Adidas, Converse, Puma, New Balance, Quazi, Sprandi dhe Lasocki, të cilat do të vijnë me kualitetin evropian në vendin tonë.

Të gjitha këto, me çmime që bëjnë çudira e që në CCC do ta gjejë veten secili. /Telegrafi/


Artikull i sponsoruar