Pagjumësia është çrregullim ku njerëzit kanë probleme me gjumë. Personat që vuajnë nga kjo sëmundje kanë vështirësi të bien në gjumë ose të qëndrojnë në gjumë pa u zgjuar gjatë natës.

Zakonisht pagjumësia shoqërohet me përgjumje gjatë ditës, energji të ulët dhe me disponimin depresiv, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, nëse keni probleme me gjumë, padyshim se do të gëzoheni kur ta mësoni se ka shumë bimë që mund t’i mbani brenda në shpi, funksioni i të cilave është detoksikimi i ajrit në dhomë të fjetjes dhe ju ndihmojnë të flini.

Lulet e shtëpisë ofrojnë shumë përfitime shëndetësore, ndërkaq përmirësimi i kualitetit të gjumit është një nga ta. Ato e pastrojnë ajrin duke absorbuar dyoksid karboni dhe duke liruar oksigjen të freskët.

Një nga këto lule është edhe livando.

Livando ka një aromë të mahnitshme e cila shpeshherë përdoret në terapi të ndryshme për t’i trajtuar çrregullimet e sistemit nervor qendror, siç është ankthi, stresi dhe problemet e gjumit.

Ndër tjerash, livando e përmirëson kualitetin e gjumit. /Telegrafi/