Dy muaj pas largimit nga skuadra e Interit, Mauro Icardi u rikthye nën drejtimin e trajnerit Luciano Spalletti, në ndeshjen me Genoan ku edhe shënoi nga penallti, por fansat tashmë ia kanë kthyer shpinën, madje edhe e kanë ofenduar.

Sulmuesi argjentinas e filloi ndeshjen dhe doli në fundin e pjesës së dytë, ku Interit fitoi si mysafir 4-0.

Pavarësisht lojës bindëse dhe rezultatit, ajo ishte larg nga një mbrëmje e qetë për Mauro Icardin që u rikthye të luajë, por zemërimi i tifozëve është nede aty.

Goli i Mauro Icardi . (Photo by Paolo Rattini/Getty Images)

Ata janë dëgjuar duke e quajtur gjatë ndeshjes: “ largohu nga këtu ti copë m***”.

Edhe gjatë golit të shënuar nga penallti krerët e tifozëve kanë kërkuar që të mos festohet goli.

Tashmë marrëdhëniet mes lojtarit dhe tifozëve janë thyer dukshëm.

Marrëveshja e tij e tanishme skadon në vitin 2021 dhe akoma në mes është rinovimi për zgjatje. Mund të ndodh që ky të jetë viti i tij i fundit me Interin. /Telegrafi/