Ish-lideri i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq ka apeluar të enjten vendimin e gjykatës së Kombeve të Bashkuara, përmes së cilit atij i është rritur dënimi bazuar në akuzat rreth krimeve të kryera gjatë luftës, transmeton AFP.

Gjyqtarët në Hagë tani duhet të vendosin nëse do të pranojnë sfidën e Karaxhiqit për dënimin e tij, meqë vendimi i 20 marsit ishte konsideruar si masa e fundit për këtë rast.

“Presidenti Radovan Karaxhiq apelon dënimin e përjetshëm ndaj tij”, është thënë në një dokument ligjor të publikuar nga avokati i tij, Peter Robinson, përcjell rel.

Javën e kaluar, Gjykata e Hagës ka ndëshkuar Karaxhiqin me dënim të përjetshëm, ndonëse më 2016 ai ishte dënuar me 40 vjet burgim për masakrën e kryer në Srebrenicë dhe krimet e kryera gjatë luftës në Bosnjë në vitet 1990.

Më shumë se 100,000 persona janë vrarë dhe rreth 2.2 milionë të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre gjatë Luftës në Bosnjë në periudhën 1992-95.