Raportohet se një zyrtar derisa ishte duke vozitur automjetin e tij është kanosur dhe përcjell nga një automjet me tabela vendore me një person tjetër, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 18:20, në Prishtinë.

Ndërkaq, me vendimin e prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime nga njësitet relevante. /Telegrafi/