Shpërndarja e ushqimit gjatë tërë ditës, nuk është një punë aq e dëshirueshëm dhe që secili do e donte, por një kamerier filipinas, i ka dhënë pak stil angazhimit të tij.

Në një rrugë të Pampagna të Filipineve, është parë ai teksa qëndronte mbi pajisjen me një rrotë dhe dërgonte porositë tek klientët, transmeton Telegrafi.

“Aftësitë e tij në manovrimin e pajisjes ishin mahnitëse, ngjante sikur ndonjë shpërndarje futuristike e porosive” shkruan në përshkrimin e ngjarjes.

Manovrimi në këtë mjet nuk është aq i lehtë, pasi një lëvizje e gabuar mund të shkaktojë probleme të konsiderueshme. /Telegrafi/