Juventusi ka fituar me rezultat të ngushtë 2-1 ndaj Milanit në derbin e javës në Serie A, i vlefshëm për javën e 31-të.

Zonja e Vjetër ka vazhduar serinë pozitive të fitoreve pasi ka fituar ngushtë ndaj Rossonerëve.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të mysafirëve, të cilët pas disa rasteve arritën të gjejnë edhe golin.

Festa e përhershme e Piatekut (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 39-të dhe ishte Krzysztof Piatek, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Timeou Bakayoko.

Në pjesën e dytë u zhvillua lojë më e barabartë, por vendasit ishin më konkret duke arritur të shënojnë dy gola dhe ta rikthejnë rezultatin.

Dybala shënoi nga penalltia (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Ishte minuta e 60-të e ndeshjes kur vendasit gjetën golin e barazimit 1-1 me anë të Paolo Dybalas, i cili ishte i saktë nga pika e bardhë.

Në minutën e 84-të ishte talenti i madh, Moise Kean, i cili arriti të shënojë për 2-1 dhe t’ia sigurojë fitoren Juventusit.

Kean nuk po ndalet së shënuari (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Pas kësaj fitore, Juventusi ka 84 pikë në vendin e parë, ndërsa Milani renditet i katërti me 52 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Zonja udhëton te Spali, ndërsa Rossonerët e presin Lazion. /Telegrafi/