Apple mund të jetë e interesuar të eksplorojë konceptin e ngarkimit me dy drejtime ‘wireless’ ku telefoni nuk mund të jetë vetëm i mbushur elektrikisht me valë, por gjithashtu mund të ngarkojë pajisje të tjera.

Kemi dëgjuar thashetheme se ky mund të jetë një tipar që vjen në iPhone 2019 dhe tani duket sikur kemi më shumë mbështetje për ato spekulime.

Në një raport dërguar investitorëve dhe marrë nga MacRumors, analisti i njohur i Apple, Ming-Chi Kuo, po mbështet një raport të mëparshëm, duke pretenduar se Apple do të përfshijë me të vërtetë një pajisje ngarkimi elektrik dy-drejtimëshe ‘wireless’, në iPhone 2019.

Kjo do ta vendoste telefonin në përputhje me pajisjet nga Huawei dhe Samsung, të cilët kanë përfshirë karakteristika të ngjashme në pajisjet e tyre.

Sipas Kuo, “Ne presim që modelet e reja të iPhone 2019 do të mbështesin ngarkimin e dyfishtë pa tel. Megjithëse iPhone nuk është telefoni i parë për t’u pajisur me ngarkim të dyfishtë, ky funksion i ri mund të bëj më të përshtatshme për përdoruesit të mbushin AirPod-et e reja dhe të krijojë një përvojë më të mirë të integruar të përdoruesve të iPhone dhe AirPods “.

Apple kishte planifikuar më parë të lansonte pajisjen e ngarkimit pa tel të AirPower, por më vonë u anulua. /Telegrafi/