Babai i Nicolo Zaniolos ka zbuluar se tekas mesfushori i Romës do të nënshkruajë kontratë të re, janë vetëm Juventusi dhe Interi që janë në gjendje sipas tij ta transferojnë atë.

Zaniolo u largua nga Interi drejt Romës si pjesë e marrëveshjes për Radja Nainggolan, por babai Igor nuk ka përjashtuar një rikthim në Giuseppe Meazza.

“Shumë kohë më parë djali im as nuk ka pasur që të ha mëngjes”.

“Përkundër vështirësive, Nicolo ka mbetur modest, duke mbajtur këmbët në tokë”.

“Ai kurrë nuk ka pasur ndonjë problem, e do modën dhe krahasimet me Pogban ndoshta qëndrojnë pasi është lojtar me shumë karakteristika”.

“Mendoj se klubi dëshiron ta mbajë djalin tim. Nëse jo, ne shqyrtojmë ofertat në tavolinë. Duke parë shumat për të cilat po fliten, janë shumë ekipe që e kërkojnë dhe në Itali janë vetëm dy që mund të bisedojmë, Juventusi dhe INteri”.

“Ne jemi të hapur të bisedojmë me secilin klub dhe ne do ta bëjmë këtë në verë”, u shpreh babai i talentit. /Telegrafi/