Policia e ka identifikuar të dyshuarin për vrasjen e Nipsey Hussle në Los Angeles, vetëm disa orë pasi 33-vjeçari ishte vrarë përpara një dyqani të cilin e pronësonte.

Zyrtarët policorë thonë se janë në kërkim të 29-vjeçarit Eric Holder, i cili është i lidhur me të shtënat përpara dyqanit të rrobave Marathon Clothing, ku u vra reperi dhe u plagosën dy të tjerë.

I dyshuari Eric Holder për vrasjen e Hussle (Foto: LAPDHQ/Twitter)

Holder thuhet se i është afruar reperit, ka shtënë në drejtim të tij dhe të miqve të tij, ndërsa më pas ka ikur me një automjet, të cilin e ka vozitur një femër e paidentifikuar.

I dyshuari 29 vjeçar është pjesëtar i bandës rrugore, Rolling Sixty Kripsi, që ekziston qe disa vite në Los Angeles.

Sipas raportit policor, në reperin janë shkrepur gjashtë plumba, ndërsa në momentin e vrasjes pranë tij ka qenë edhe vajza e tij gjashtëvjeçare.

Hussle, emiri i vërtetë i të cilit është Ermias Joseph Ashedom, në të kaluarën kishte deklaruar se ka armiq, ndërsa vetëm disa orë para vrasjes kishte shkruar në Twitter: “Të kesh armiq është bekim”. /Telegrafi/