Boksieri me prejardhje nga Kosova do të ndeshet më 11 maj përballë gjermanit Hartel.

Robin Haxhi Krasniqi përgatitet për luftën e tij të radhës, që do të ketë rastin të mbrojë për herë të dytë titullin kampionit të Evropës.

Boksieri shqiptar në ndeshjen e radhës do të ballafaqohet me gjermanin Stefan Hartel.

Robin Haxhi Krasniqi (Foto: Dominik Bindl/Getty Images/Guliver)

Në fakt, dueli ishte paraparë të mbahej kohë më parë, por gjermani ishte tërhequr në momentin e fundit. Përballja do të zhvillohet në “Stadthalle” në qytetit gjerman të Magdeburg më 11 maj të këtij viti.

Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin muaj më parë, boksieri i njohur kishte folur rreth aspiratave të tij në këtë fushë, në veçanti titujve që pretendon t’i ditojë këtë vit. /Telegrafi/