Ish-lojtari i Real Madridit dhe trajneri aktual i Besiktasit, Guti, i është bashkuar sfidës për emërtimit e dy ekipeve më të mira ideale.

Sfida e parë e ish-mesfushorit të Realit ishte përfshirja e lojtarëve aktualë në një formacion, ndërsa tjetra ishte që të përbëhej nga lojtarët e së kaluarës.

Në sfidën e vendosur nga gazeta Marca, Guti zgjodhi Cristiano Ronaldon në të dy formacionet, duke luajtur me portugezin për disa vite në Madrid.

Guti gjithashtu përfshiu në ekipin e së kaluarës edhe trajnerin aktual të Los Blancos, Zinedine Zidane në mesfushë.

Guti së bashku me Roberto Carlos, David Beckham dhe Zidane gjatë kohës te Real Madridi (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Në ekipin e tij të lojtarëve aktual është interesante që të gjithë të zgjedhurit kanë luajtur ose luajnë për Real Madridin ose Barcelonën.

Andres Iniesta, Neymar dhe Ronaldo janë ata që nuk luajë më. David De Gea i Manchester United u emërua në portë, ndërsa pjesa tjetër e ekipit u nda në pesë përfaqësues të Barcelonës dhe pesë nga Madridi.

Formacioni historik: Iker Casillas; Javier Zanetti, Fernando Hierro, Paolo Maldini, Roberto Carlos; Luis Figo, Zidane, Guti; Raul Gonzalez, Cristiano Ronaldo, Ronaldo.

Formacioni i lojtarëve aktual: David De Gea; Dani Carvajal, Gerard Pique, Sergio Ramos, Marcelo; Iniesta, Sergio Busquets, Luka Modriç; Neymar, Cristiano, Lionel Messi.

/Telegrafi/