Kryetari i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjjuriq ka deklaruar sot se hyrja e protestuesve në ndërtesën e Radiotelevizionit të Serbisë paraqet tentimin e pasuksesshëm të liderit të Lidhjes për Serbinë që ta merr pushtetin.

“Qytetarët tanë duhet ta dinë se mbrëmë me hyrjen në ndërtesën e RTS-së, banditi fashist Gjilas tentoi që ta merr pushtetin”, ka thënë Gjuriq për RTS sot në mëngjes.

Ai tha se edhe sot po thërrasin tubime të ndryshme duke shpresuar se do të mund të marrin ndërtesën e Presidencës.

“Ndoshta shpresojnë se në atë mënyrë do ta mund të përmbysin, vrasin apo çfarëdo tjetër, presidentin e Serbisë”, tha ai. /Telegrafi/