Lyerja nga kikiriku ka aplikim shumë më të gjerë se sa në ushqim

Është i shkëlqyeshëm për lëkurën, mund të zëvendësojë shkumën e rrojës apo të eliminojë njollat nga mobiliet dhe rrobat, por do t’ju ndihmojë edhe ta hiqni çamçakëzin nga flokët, transmeton Telegrafi.

Shpesh përdoret në ushqim, mirëpo me siguri shumica nuk e dinë që gjalpi nga kikiriku ka edhe aplikim shumë më të gjerë.

Kjo lyerje është e shkëlqyeshme për lëkurën, ndërkaq meshkujve mund t’u shërbejë edhe si zëvendësim i mirë për shkumën e rrojës.

Gjalpi i kikirikut është mjet i shkëlqyeshëm për eliminimin e njollave nga mobiliet me lëkurë artificiale, por edhe nga rrobat, çantat dhe këpucët.

Nëse rastësisht në flokë ju është ngjitur çamçakëzi, shumë lehtë do ta hiqni me ndihmën e këtij gjalpi.

Mjafton që ta fërkoni pak sipër çamçakëzit dhe shpejt do ta zgjidhni problemin, njësoj vlen edhe nëse dëshironi ta eliminoni çmimin apo deklaratën nga ndonjë produkt. /Telegrafi/