Nico Schulz ka bërë për vete tifozët e futbollit gjerman pas një paraqitje fantastike ndaj Holandës.

Mbrojtësi i majtë shënoi golin e fitores për Gjermaninë në triumfin 3-2 në stadiumin Johan Cruyff Arena në Amsterdam.

26-vjeçari po kalon nëpër një formë të mrekullueshme edhe me skuadrën e tij Hoffenheim.

Reprezentuesi gjerman ka shënuar dy gola me fanellën bardhekaltër dhe ka bërë shtatë asistime në 31 takime këtë edicion.

Nico Schulz duke festuar golin e fitores ndaj Holandës.. (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Manchester United, Arsenal dhe Tottenham Hotspur janë tri skuadrat angleze që kanë shprehur interesim për Schulz.

Por lajmet e fundit nga Gjermania bëjnë me dije se fuqishëm në garë për lojtarin është futur edhe Borussia Dortmund.

Lideri aktual i Bundesligës synon të nënshkruajë me Schulz për një shumë prej 20 milionë euro. /Telegrafi/