Avokati dhe anëtari i ekipit të mbrojtjes së Radovan Karaxhiqit, Marko Sladojeviq ka përcjell mesazhin që ka thënë klienti i tij tha pas vendimit për dënim të përjetshëm me burg.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Sladojeviç tha se bisedoi me Karaxhiq për gjysmë ore dhe se gjatë asaj kohe kishte nxjerrë disa nga gjërat që i kishte thënë ai, të cilat i kishte shkruar.

Dhe ndër tjerash, Karaxhiq ka thënë se “populli serb dhe ai, së bashku me të, tashmë kanë fituar”.

Sipas tij, “Republika Srpska u krijua dhe populli serb është i lirë në vendin e vet”.

Ndryshe, krimineli i luftës dhe ish-presidenti i Republikës Srpska, Radovan Karaxhiç, u dënua me burgim të përjetshëm.

Karaxhiq është dënuar më 2016 me 40 vjet burgim, duke u shpallur fajtor për gjenocid në masakrën e Srebrenicës më 1995.

Kështu, Gjykata në Hagë ka kundërshtuar apelin e ish-liderit të serbëve të Bosnjës dhe i ka zgjatur dënimin me burgim të përjetshëm.

Në këtë vend janë vrarë më shumë se 8,000 burra dhe djem myslimanë nga forcat serbe të Bonjës, për të shënuar mizorinë më keqe në Evropë prej Luftës së Dytë Botërore.

Ndërsa më shumë se 100,000 persona janë vrarë dhe rreth 2.2 milionë të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre gjatë Luftës në Bosnjë në periudhën 1992-95. /Telegrafi/