Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dardan Molliqaj, e ka kurorëzuar me martesë lidhjen e tij me Besa Shahinin.

Lajmin e ka konfirmuar vet anëtari i PSD-së përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Sot kurorëzuam dashurinë tonë”, ka shkruar Molliqaj në postimin e tij në Instagram.

Besa Shahini është ministre e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë në Shqipëri, pozitë në të cilën është emëruar që prej 28 dhjetorit 2018.

Ajo ka qenë analiste e pavarur e politikave për arsimin dhe për çështjet e edukimit në Kosovë, si dhe zëvendësministre e arsimit në Shqipëri. /Telegrafi/

View this post on Instagram

Sot kurorëzuam dashurinë tonë ?

A post shared by Dardan Molliqaj (@dardanmolliqaj) on Apr 3, 2019 at 8:51am PDT