Dardan Molliqaj dhe Besa Shahini duket se po i japin fund beqarisë.

Dyshja e skenës politike që po besohet se janë në lidhje tash e sa kohë, e që nuk dolën publikisht për të konfirmuar një gjë të tillë, duket se kanë vendosur që romancën të çojnë në një nivel të ri.

Dardani dhe Besa sipas GazetaBlic kanë vendosur që të martohen.

Ceremonia martesore do të mbahet jo më larg se këtë fundjavë në një nga restorantet e Tiranës.

Të ftuar do të jenë vetëm rrethi i ngushtë i çiftit, në atë që është ceremoni shumë private martesore – një dasmë e vogël.

Dardani aktualisht është deputet në Kuvendin e Kosovës, kurse Besa Shahini është ministre e arsimit në Shqipëri. /Telegrafi/