Philippe Coutinho besohet se po tërheq intresim nga disa klube të ndryshme.

Daily Mail shkruan se lojtari po tërheq interesim të gjigantëve si Chelsea, PSG dhe Manchester United të cilët po e përcjellin 26 vjeçarin.

Mësohet se Barcelona është e gatshme të pajtohet me shitjen e tij për çmimin e duhur.

Coutinho dështoi që të përshtatet në Barcelonë pas kalimit të tij shumë të përfolur nga Liverpooli në Camp Nou.

Ai vazhdon të konsiderohet prej mesfushorëve ofensiv më të mirë në botë, por nuk përmbushi pritjet në Camp Nou. /Telegrafi/