Chelsea ka regjistruar fitore bindëse ndaj Brighton & Hove Albion (3-0) në Stamford Bridge për të vazhduar garën për një vend në katër pozitat e para në tabelë.

Olivier Giroud shënoi i pari (38′) pas asistimit nga Callum Hudson-Odoi dhe ky ishte goli i vetëm në pjesën e parë.

Pas një ore lojë realizoi Eden Hazard (60′), i cili e dyfishoi rezultatin falë asistimit nga Ruben Loftus-Cheek.

Ruben Loftus-Cheek e shënoi golin e dytë (Foto: Dan Istitene/Getty Images/Guliver)

Të njëjtët protagonistë e realizuan edhe golin e tretë, por kësaj radhe Hazard ishte asistues, ndërsa Loftus-Cheek golashënues (63′).

Falë kësaj fitoreje, Chelsea është në vend të pestë në tabelë me pikë të barabarta (nga 63) me Arsenalin që mban vendin e katërt, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Brightoni është i 15-ti në tabelë me pesë pikë larg zonës së rrezikut dhe në ndeshjet në vazhdim do të përpiqet të qëndrojë sa më larg asaj pjese të tabelës.

Ndeshja e ardhshme për Blutë është kundër West Ham Unitedit, kurse Brightoni është nikoqir i Bournemouthit. /Telegrafi/