Prezantuesi i njohur televiziv, Jimmy Kimmel, e ka dërguar këngëtaren e famshme, Celine Dion dhe aktorin David Spade, në ceremoninë martesore të një çifti në Las Vegas.

Jason dhe Kate nga Kolorado nuk e kishin idenë se martesën e tyre do të këndonte një prej zërave më të mirë të muzikës botërore.

Derisa po zhvillohej ceremonia shkëmbimit të betimeve, Jimmy është inkuadruar drejtpërdrejt nga studioja, ndërsa pastaj çiftit i është afruar aktori David Spade, ndërsa ata nuk mund të besonin se çfarë po ndodhte.

Më pas, derisa po bisedonin me moderatorin e famshëm, në martesën e tyre është shfaqur diva e muzikës, Celine Dion.

Ajo e ka interpretuar hitin e saj nga viti 1996, “Because You Loved Me” dhe pas performancës e ka uruar çiftin për martesën e tyre. /Telegrafi/