Askush nuk besonte se ai me të vërtetë ka një emër të tillë. Madje, edhe Facebook i mbylli profilin e tij.

Kështu, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, i gjendur në një situatë të tillë, një australian me prejardhje nga Vietnami u detyruar tua tregonte edhe pasaportën.

Bëhet fjalë për personin me emrin Phuc Dat Bich, i cili u detyruar të prezantonte edhe një foto të pasaportës së tij në rrjetet sociale për të vërtetuar identitetin e tij.

I gjithi ky keqkuptim thuhet të ketë ardhur pasi që emri i tij në zhargon në gjuhën angleze do të thotë një shprehje krejtësisht vulgare që bëri që Facebook të bllokonte profilin e tij në disa raste.

Sidoqoftë, ai nuk quhet ashtu, por emri i tij shqiptohet ndryshe nga ata që flasin anglisht.

“Është me të vërtetë irrituese që askush nuk më beson se ky është emri im i vërtetë”, ai shkroi pranë fotografisë së tij të pasaportës, fotografi e cila u shpërnda me të madhe në internet. /Telegrafi/