Samuel Umtiti po kalon muajt e fundit si futbollist i Barcelonës.

Mbrojtësi francez këtë vit nuk ka arritu të jetë pjesë e formacionit bazë edhe për shkak të lëndimeve të shpeshta.

Barcelona është gati ta lë të lirë të largohet atë në verë pasi synon transferimin e De Ligt.

E ardhmja e francezit duket se do të jetë në elitën e futbollit anglez.

Samuel Umtiti. (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Arsenali është skuadra favorite për të nënshkruar në verë me Umtitin.

Topçinjtë janë të gatshëm të paguajnë shumën e kërkuar prej 60 milionë eurove nga Barcelona për Umtitin.

Gjithsesi për 25-vjeçarin vazhdon të interesohet edhe gjiganti tjetër anglez Manchester United. /Telegrafi/