Policia malazeze në kuadër të një operacioni ka arrestuar arrestuan sot 17 persona.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për të arrestuar në Nikshiq dhe Podgoricë, të dyshuar për trafikim të organizuar të emigrantëve, ku në mesin e të arrestuarve ishin dy policë.

Siç bëhet e ditur, në Podgoricë u arrestua 12 persona, në Nikshiq pesë, dhe kundër 21 personave janë ngritur padi penale të dyshuar për organizimin e një grupi kriminal, duke kaluar ilegalisht kufirin shtetëror dhe kontrabandimin e njerëzve.

Sipas një deklarate, departamenti i policisë është duke punuar në zbulimin dhe ndjekjen e rrjeteve të trafikimit që veprojnë në Mal të Zi dhe në rajon dhe gjithashtu zbuloi një grup i cili merrej me trafikim të shtetasve të huaj të cilët në Mal të Zi kishin statusin e azilkërkuesit. /Telegrafi/